Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR/Atdhe Xharavina sqaron raportin e shumëpërfolur me Efin, konkurrenten e “Përputhen”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti shumë i përfolur dhe mjaft i diskutuar i sezonit të dytë të “Përputhen”. Portalet flasin për Atdheun, “nuhasin” dhe fotografojnë çdo gje. Cili është statusi i ish-konkurrentit për momentin?

Vazhdoj të jem single, por jam në njohje e sipër me një vajzë. E kam ndjekur shumë pak “Përputhen” e këtij sezoni, vetëm në ato raste kur ka qenë Efi (konkurrente e këtij sezoni) në takime. Unë atë ditë që më kanë kapur në foto me Efin, po ikja tek një shoqja ime dhe rastita aty. Aty e njoha. Ajo më ka parë mua në “Përputhen”, unë e kam parë tani. E respektova dhe më respektoi. Xhentilesa ime e tepruar ju jep njerëzve idenë që jam me të gjitha gocat ndërkohë që nuk jam me asnjërën.

Shpesh, në spektaklin “Big Brother VIP” është përmendur nga Antonela se Atdheu është mik me Arjolën jashtë dhe pas kësaj shumë është aluduar në lidhje me raportin e tyre. Por, si qëndron e vërteta, Atdheu na sqaron:

Arjolën e kam shoqe prej 7 vitesh. Unë nuk kam pasur pse t’i tregoj të tjerëve këtë raport. Unë kam pasur shoqëri para “Përputhen” me atë. U njohëm nëpërmjet disa miqve të përbashkët. E kam ndjekur “Big Brother” dhe mendoj dhe dua që ta fitoj Arjola. Do vazhdoj ta mbështes sepse ka qenë e vetmja që më ka mbështetur.

A i është bërë ndonjë ftesë Atdheut për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

Ftesa nuk më është bërë por më kanë pyetur që: ‘A e sheh veten në Big dhe kam thënë: ‘Jo.’ Jam tip që nuk rri dot mbyllur. Sa të kishin kaluar 2-3 dit do të kisha kapërcyer muret.(qesh) Është si një burg me kamera. Nuk jam i turpshëm dhe imagjino çfarë mund të bëja aty, sa do shkonin klikimet.(qesh)