Aktualitet

Atentat në Vlorë, makina shpërthen gjatë parkimit; një i plagosur

Një atentat është shënuar pak çaste më parë në Vlorë. Mësohet se një makinë ka shpërthyer në lëvizje e sipër, ndërsa ka mbetur i plagosur një person. Bëhet fjalë për 33 vjeçarin Indrit Sadedinaj i cili ndodhet në gjendje të rëndë  me dëmtime të theksuara te gjymtyrët e poshtme. Policia e qytetit bregdetar ndodhet në vendngjarje ku edhe ka ngritur gordonin e sigurisë.

Dyshohet se i riu ka qenë duke parkuar te garazhi i tij personal kur ka shpërthyer lënda eksplozive që nga të dhënat paraprake mendohet se ka qenë e vendosur në një automjet ngjitur. Si shkak dyshohen disa konflike të mëhershme të 33 vjeçarit, ndaj të cilit është kryer edhe 3 vite më parë një tjetër atentat.

Shpërthimi ndodhi në vijën e dytë të Lungomares, ndërsa është bërë me dije se është dëgjuar shumë fortë nga banorët e zonës.

Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen “10 Korriku”, jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton Policia e Vlorës