Showbiz

Aurela Gaçe me një album të ri pas 8 vitesh

Ajo është një ndër këngëtaret më të mira të muzikës live që asnjëherë nuk mungon nëpër koncerte dhe evente.

Bëhet fjalë për Aurela Gaçen e cila së fundmi ka lançuar disa projekte muzikore madje po përgatitet edhe për publikimin e albumit të saj më të ri.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja në një intervistë për “Prive” ku ka theksuar se ky do të jetë albumi i saj i parë pas 8 vitesh shkëputje.

Ende nuk kemi detaje të tjera rreth këtij albumi megjithëse publiku dhe fansat e këngëtares e presin me padurim.