Showbiz

Avicii, i dyti më i kërkuari në Google për vitin 2018

Pak orë në parë Google ka vendosur të ndajë me të gjithë botën disa lista fjalësh, ngjarjesh dhe personazhesh më të kërkuara nga njerëzit për vitin 2018.

Vendin e dytë si më i kërkuari rezulton Dj dhe producenti i ndjerë Avicii i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në muajin Prill.

Ylli i muzikës elektronike humbi jetën në Moscat, Oman si pasojë e vetëvrasjes dhe ngjarja e rëndë zgjoi nevojën tek njerëzit për të kërkuar më shumë rreth historisë së tij.

Historia e Avicii që rrëfehet me detaje në dokumentarin e tij do të shërbente si ndihmë për të gjithë të rinjtë që janë të rënduar psikologjikisht e sigurisht për të parandaluar vetëvrasjet.

Vendin e parë sigurisht e mbante kërkimi për Kupën e Botës ndërsa në vend të tretë ndodhet reperi i ndjerë Mac Miller që humbi jetën në muajin shtator si pasojë e mbidozës.

Vendin e katërt e mban Stan Lee, shkrimtari dhe publicisti i ndjerë, krijuesi i superheronjëve të Marvel ndërsa në vendin e pestë renditet Pantera Rozë e krijuar nga vetë ai.