Lajmet e fundit

Barazon me Letoninë, Shqipëria U-17 mbyll rrugëtimin e EURO 2023!

Shqipëri U-17 mbyll rrugëtimin në EURO 2023 në kualifikueset e “Elite Round”.

“Kuqezinjtë” e vegjël e mbyllën me barazimin 1-1 ndeshjen me Letoninë U-17, në “Air Albania”, ndërsa në total në këtë fazë mundi të grumbullonte vetëm dy pikë.

Sfida me Letoninë ishte deri diku e balancuar, ndërsa ishte skuadra e Bulkut, e para e cila gjeti rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar sfidën me Dejvi Duron në minutën e 56’.

Megjithatë avantazhi i Kombëtares sonë zgjati deri në minutën e 80’, moment në të cilin Letonia barazoi me Marcuss Ivulans, duke vulosur rezultatin e këtij takimi.

Kështu Shqipëria e mbylli këtë fazë duke u renditur në vend të tretë të Grupit 8 me 2 pikë, pas Francës kryesuese me 9 pikë dhe Zvicrës me 4 pikë, duke lënë pas vetëm Letoninë me një pikë.