Bota

Barcelona pëson humbjen e dytë, Reali i Madridit qëndron 7 pikë larg!

Barcelona ka humbur një tjetër mundësi për të thelluar hendekun e pikëve me vendin e dytë në La Ligan spanjolle. Të besuarit e Xavit u mposhtën nga Almeria minimalisht, teksa goli u shënua nga Toure.

Kjo ishte humbja e dytë për Barcelonën në këto 23 javë kampionat, ndërsa aktualisht qëndron në kuotën e 59 pikëve, 7 më tepër se Reali i Madridit.

Galaktikët në anën tjetër barazuan në derbin me rivalët e Madridit me rezultatin 1-1. Gimenez kaloi në avantazh Atleticon e Madridit në pjesën e dytë, ndërkohë 5 minuta para fundit, 18-vjeçari Rodriguez solli barazpeshën. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në përfundim të sfidës.

Edhe Sociedadi i vendit të tretë pësoi një humbje nga Valencia, e cila vijon të jetë në vorbullën e rënies nga kategoria. Autogoli i Zubeldias u dha 3 pikët vendësve të cilët shpresojnë për t’i dhënë fund ecurisë negative të skuadrës.

Në javën e ardhshme, Valencia përballet me Barcelonën e cila nuk do të lejonte një tjetër hap fals në kampionat, ndërkohë Reali i MAdridit udhëton drejt Sevillas ku ndeshet me Betisin.