Celebrities Gossip Showbiz

Bashkimi zbulon se çfarë ka planifikuar së bashku me Alvisën për të ardhmen…

Dy nga personazhet më të përfolur të momentit, çifti i diskutuar shumë në median ‘online’, bëhet fjalë pikërisht për Alvisën dhe Bashkimin. Dyshja dolën së bashku nga programi ikonik “Për’Puthen” dhe padyshim që për ta ka qenë një eksperiencë sa e bukur aq edhe me plot pengesa.

E padyshim nga një program aq i ndjekur sa “Për’Puthen” kurioziteti se çfarë do të ndodhë me çiftet që dalin së bashku pas programit është i madh. Së fundmi në një intervistë për Prive ai ka treguar më shumë rreth lidhjes së tyre duke shuar disa dyshime.

Bashkimi rrëfeu se ku kanë menduar të jetojnë në të ardhmen nëse lidhja e tyre shkon siç duhet dhe ish- konkurrenti i “Për’Puthen” tha se do të jetojnë në Tiranë, pasi  e kupton pjesën që Alvisa nuk dëshiron të shkëputet nga jeta e saj, ndërkohë dhe ai është ambjentuar me Tiranën. Për më tepër, Bashkimi po jetonte në Mitrovicë dhe u shpreh se ka një dhomë për Alvisën në shtëpinë e tij. Ai gjithashtu tregoi se i ka kërkuar partneres së tij të mos nxitohet pasi kanë mjaft kohë të njihen jashtë, pa praninë e kamerave.

E ftuar para pak ditësh në “Pardon My French” ishte Olsa Muhameti, autorja e programit “Për’Puthen”. Me një karrierë shumë të suksesshme në media dhe gazetari, Olsa njihet gjerësisht si autore e “Për’puthen”, një nga programet më në zë të momentit. Një emision dashurie, që ka për mision të bashkojë dy individë që nuk njihen më parë. Ekskluzivisht për Top Albania Radio, Olsa Muhameti zbulon çdo detaj për programin që u kthye në fenomen mediatik.

Ajo gjithashtu u shpreh se e sheh Bashkimin me Alvisën si një çift real kur u pyet se cilat nga çiftet ishin më të vërtetë në sytë e saj.

Mendoj Jasmina dhe Andi, Andi dhe Melisa, Bashkimi dhe Alvisa, Mikela dhe Erioni.