Lancio Music

‘BBV’ nuk mund të mungonte dhe në klasifikimin e kësaj jave në ‘Top 5’ e Top Awards!

“The Top List” është emisioni më i ndjekur i cili ka në qendër të vëmendjes muzikën moderne shqiptare. Klasifikimi i 100 këngëve më të votuara shqiptare sjell muzikën e mirë dhe artistët më në zë të momentit.

“The Top List” krijohet nga ju për ju. Ju votoni këngët tuaja më të preferuara shqiptare me qëllimin e vetëm që ato të arrijnë majat e klasifikimit. Renditja ndryshon vazhdimisht, teksa shohim artistët tuaj të preferuar të ngjiten dita-ditës.

Më poshtë, mund të mësoni se cilat këngë të artistëve shqiptarë qëndrojnë në 5 vendet e para dhe në fakt 4 prej tyre kanë pak ‘BBV’ brenda tyre, pasi është kudo! Mos harroni të votoni në The Top List, për të parë këngët solo dhe bashkëpunimet tuaj të preferuara sa më lart në këtë klasifikim.

5.Elgit Doda- Ku je

4.Fifi- Diell

3.Alban Skënderaj- Spektatore

2.Elgit Doda- TL (Toxic Love) 

1.Beatrix Ramosaj- Faj