Aktualitet

BE dërgon helikopterë për zjarret në vend, Rama: Pritet përmirësim i situatës!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën.

Ai shkruan në rrjete sociale, se me tre helikopterë të tjerë nga Holanda dhe Çekia, njëra prej të cilave ka kapacitet shumë të lartë ujëhedhës, situata e zjarreve pritet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ardhshme.

Thuajse i gjithë vendi është përfshirë në këto ditë nga zjarret, sidomos qarqet e Vlorës dhe të Gjirokastrës kanë qenë edhe më problematikët.  163 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e vendit.  Edhe pse shumë ditë me vonesë ndërhyrja nga ajri ndihmoi shumë në këtë drejtim, por dëmë të jashtëzakonshme janë shkaktuar. Me ardhjen e ndihmës nga Bashkimi Europian me 2 helikopterë nga Holanda dhe 1 nga Republika Çeke shpresohet që më në fund të kemi ditë të qeta në vijim.

Postimi i Edi Ramës:

Me 3 helikopterë të tjerë nga Holanda e Çekia – ndër të cilët njëri me kapacitet shumë të lartë ujëhedhës – falë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për shuarjen e zjarreve në Europën Mesdhetare, situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ditët e ardhshme.