Aktualitet

BE qëndrim të qartë ndaj Greqisë për ‘Belerin’, reagon Athina zyrtare: Çështje evropiane

BE është e shqetësuar për mosmarrveshjet në rajon; Maqedoni e Veriut me Bullgarinë dhe Greqia më Shqipërinë. Komisioni Evropian shprehet se shpreson që këto mosmarrëveshje dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime kur u pyet në një konferencë për shtyp në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje reptësisht dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.

Pisonero tha se “Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në hetim, por po e ndjek atë”.

Por menjeherë sipas Kathimerinin, ka reaguar  ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis i cili i kërkon Bashkimit Europian të dëgjojë shqetësimin e Athinës për rastin e Fredi Belerit, i dënuar me dy vjet burgim për blerje votash..

Sipas tij, ky rast është një provë për respektimin e standardeve demokratike europiane nga Shqipëria, veçanërisht teksa kërkon anëtarësimin në BE.

“Kjo nuk është një çështje dypalëshe,” tha ministri i jashtëm grek – Është një çështje evropiane dhe ne duhet ta perceptojmë si të tillë dhe ta nxjerrim në pah në të gjitha forumet”