Showbiz

Bëhet baba për herë të tretë, Owen Wilson nuk dëshiron ta shohë vajzën e tij

Aktori i famshëm hollivudian i cili është i njohur për filmat e komedisë së fundmi ka shokuar opinionin publik.

Owen Wilson refuzon të takojë dhe të jetë babai i vajzës së tij e cila ka lindur rreth 3 javë më parë.

Ai u konfirmua se do të bëhej baba pasi testi që e bën bilogjikisht të tillë doli pozitiv. Owen dhe ish e dashura e tij prej 5 vitesh Layla u ndanë pak kohë më parë por aktori nuk dëshiron të marrë përsipër asnjë përgjegjësi për të porsalindurën madje nuk e ka takuar dhe as që dëshiron ta takojë asnjëherë.

49-vjeçari është gjithashtu edhe babai i dy djemve të vegjël të cilët i ndan me dy ish partnere. Sa i përket vogëlushëve ai është një baba i mrekullueshëm dhe kujdeset shumë për to.

Sa i përket vajzës së tij ende nuk është bërë e ditur arsyeja përse ai ka vendosur ta mohojë atë.