Celebrities Film & Tv Showbiz

E gjeni dot kush ishte fare afër të qenit një nga personazhet e filmit “Zoolander”?!

Mund ta imagjinoni dot se si do të ishte filmi “Zoolander” nëse aktori Jake Gyllenhaal do të luante në rolin e Hansel? Epo Ben Stiller e di këtë gjë! Aktori foli për audicionin e Gyllenhaal për rolin nëfjalë gjatë një interviste të fundit me “Esquire”. Ai rikujtoi:

I vetmi audicion që unë mbaj mend qartë ishte një Jake Gyllenhaal i ri që bënte këtë version me sy të hapur të Hansel që ishte vërtet qesharak.

Edhe pse Owen Wilson ishte tashmë i preferuari për të luajtur personazhin e Hansel, Stiller tha se ai mbajti audicione të hapura për rolin për shkak të disa konflikteve të planifikimit që mund të kishin pasur me Wilson. Në atë kohë, Gyllenhaal ishte një tjetër aktor favorti shumë afër për t’u përzgjedhur për të luajtur rolin.

Sidoqoftë, personazhi përfundimisht shkoi për Wilson, i cili përsëriti rolin e tij si Hansel në filmin “Zoolander 2” dhe “Zoolander: Super Model”. Jo vetëm kaq, por Stiller zbuloi gjithashtu se komediani Andy Dick mund të kishte qenë pjesë e kastit të “Zoolander”. Ai u shpreh:

Andy Dick ishte menduar të luante në rolin e Mugatu. Sidoqoftë, ai rol si ‘çapkën’ përfundimisht i takoi komedianit Will Ferrell. Tani është e pamundur për mua të përfytyroj dikë tjetër, përveç Will-it që e luan atë.

“Zoolander” ishte një film kaq i mrekullueshëm për shkak të kastit dhe nuk mund ta imagjinojmë që dikush tjetër ta sjellë në jetë përveç Wilson, Stiller dhe Ferrell. Megjithatë do të ishte shumë qesharake të shihnim audicionet e aktorëve të sipërpërmendur.