Celebrities Music

Bëhuni gati! Albumi i papublikuar i artistit legjendar Prince po vjen!

Artisti legjender, Prince, ka ndërruar jetë 5 vite më parë. Eksplorimi i arkës së thesarit të tij vazhdon me një album të papublikuar, “Welcome 2 America”, i planifikuar të publikohet më 30 korrik. Tanimë mund ta dëgjoni Prince Rogers Nelson duke deklaruar, duke folur dhe kënduar.

Albumi, që daton nga viti 2010, është marrë nga “The Vault”, kasaforta legjendare e “Kid of Minneapolis”, që ndodhet në studion e tij, Paisley Park. Është një “shpellë” fantazish, ku fle një numër i papërcaktuar pjesësh muzikore (demo, albume të përfunduara ose jo, regjistrime të drejtpërdrejta, bashkëpunime, etj).

“Legacy Recording”s lëshoi edhe ​​një deklaratë profetike nga Prince në 2010:

Bota po lodhet nga dezinformimi. Vizioni i George Orwell për të ardhmen është këtu. Ne ja kemi borxh vetes që të qëndrojmë të palëkundur në besimin tonë, gjatë kohërave të vështira që na presin.

Varianti do të përfshijë albumin dhe një koncert të plotë të papublikuar të Prince, i shoqëruar nga grupi i tij i famshëm, “New Power Generation”, interpretuar në Los Anxhelos më 28 prill 2011.