Celebrities Gossip Showbiz

Bella Hadid nuk zhgënjen as këtë herë me look-un e saj!

Bella Hadid është një nga modelet më të bukura dhe të njohura të brezit të saj. Së fundmi, bukuroshja, motra e Gigi Hadid, ka treguar pamjen e saj të mrekullueshme dhe njohuritë e shumta që ajo ka në botën e modës.

Bella Hadid u pa në Festivalin e Filmit në Kanë të premte së bashku me të dashurin e saj Marc Kalman. Modelja bukuroshe 25-vjeçare dukej magjepsëse, teksa mbante një fund të shkurtër në ngjyrë kremi dhe një bluzë të bukur në ngjyrë të çelët.

Bella e kompleoi look-un e saj me një këmishë të bardhë dhe një çantë në ngjyrë kafe dhe syze dielli së bashku me aksesorë. Bella kishte gjithashtu një palë taka dhe flokët e saj të gjata i kishte lënë të lira. Ndërkohë, Marc dukej bukur me një bluzë me mëngë të shkurtra dhe një pallë pantallona në ngjyrë të errët.

Kujtojmë se Bella Hadid po i jep një tjetër vëmendje jetës dhe lidhjes së saj të dashurisë. Modelja i ka uruar të dashurit të saj, Marc Kalman, festën e Shën Valentinit me disa foto të rikthimit të romancës së tyre në rrjetin social Instagram në InstaStory nga ku edhe kishte shkruajtur:

Për të dashurin tim Tessie.

Ajo e quajti Kalman “takimin e saj të preferuar të darkës”, duke postuar foto të të dyve duke kërcyer në shtëpi me verë, duke bërë një shëtitje nëpër fshat, duke shijuar netët dhe duke u përqafuar para një pasqyre të banjës.