Celebrities Gossip Showbiz

“Bëm baba të të ngjaj…”, jo vetëm Keisi edhe djali i Sabianit po ndjek hapat e të atit!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Ndër banorët më të përfolur këtë sezon ishin Sabiani dhe vajza e tij, Keisi, të cilët krijuar shumë dinamika brenda shtëpisë. Keisi tashmë vazhdon karrierën e saj në muzikë duke ndjekur hapat e të atit, por duket që edhe djali i tij i vogël ka shfaqur talentin e tij në muzikë e së fundmi Sabiani ka postuar një video të tij duke kënduar dhe ka shkruar:

Bëm baba të të ngjaj

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Keisi Medini është mjaft aktive në rrjete sociale dhe së fundmi na treguar pak nga përditshmëria e saj, ku na ka zbuluar edhe personin që e shoqëron kur bën shopping, që bukuroshja e quan ‘bodyguardin’ e saj është babai i saj, Sabiani.