Celebrities Gossip

Beniada rrëfen punët e saj të para: “Kam punuar në dyqan mishi, si shitëse akulloresh, si kamariere…”

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet më të ndjekura të momentit. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë fituar një numër të konsiderueshëm fansash, teksa gjatë ditëve të qëndrimit të tyre kanë shfaqur gjithnjë e më shumë nga vetja.

Banorët janë parë në çaste të ndryshme, qoftë të gëzueshme, të vështira, të tensionuara apo edhe të trishta. Por duket se ata ende kanë disa sekrete, detaje ende të pazbuluara nga banorët e tjerë. Për të mësuar edhe më shumë lidhur me VIP-at shqiptarë më të përfolur të momentit ka menduar Vëllai i Madh.

Me anë të një zarfi të bardhë, ditën e sotme është njoftuar se secili prej banorëve do të shkojë te “Dhoma e Rrëfimit” për të treguar nga një sekret. Me një qëllim për të gjetur sa më shumë sekrete, banorët kanë filluar t’i bëjnë pyetje njëri-tjetrit për të zbuluar sa më shumë të fshehta. Në një bisedë të tillë, mes Beniadës dhe Arbërit, teksa ky i fundit përpiqet të zbulojë më shumë nga ajo, Beniada na rrëfen se cila ishte pikërisht puna e saj e parë!

Puna ime e parë 16 vjeçe nuk ka qenë me akullore. Por me mamin kemi punuar te një grua që kishte dyqan mishi, bënte edhe gjëra për të ngrënë. Ka qenë puna e parë. Unë kam punuar një vit aty. Ndihmoja edhe kur mbyllej dyqani, pastronim, ato makinat e mishit… Pastaj kam punuar edhe si shitëse akulloresh në plazh, kam punuar si kamariere. Si kamariere kam punuar për shumë vite, edhe kur punoja si modele…