Aktualitet

Benzi” godet shtyllën e ndriçimit dhe përfundon në kanal duke marrë flakë, ndërron jetë i riu në Berat

Një 28-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës në qytetin e Beratit, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat – Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje.

Makina pasi ka goditur shtyllën e ndriçimit ka rënë në kanal duke shpërthyer më pas në flakë, ndërsa shtetasi K.M, ka mbetur brenda mjetit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacione paraprake.

Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.