Aktualitet

Furgoni i mallrave futet në parakalim të gabuar dhe përplaset me një makinë, plagosen 4 antëtarë të një familje.

Katër anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Berat-Dimal, ku një furgon mallrash është përplasur me makinën ku po udhëtonte familja.

Si pasoj e këtij aksidenti janë plagosur Resmi Bilbili që ishte drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij Gjenovefa dhe dy fëmijët e çiftit: djali Riza dhe vajza Pamela.

Drejtuesi furgonit, 30-vjeçari Valter Belishaku është shoqëruar në polici, ku po jep edhe deklarimet në lidhje me aksidentin e rëndë. 4 pjesëtarët e familjes Bilbili, të gjithë të plagosur rëndë, janë transportuar me ambulanca me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Burimet spitalore bëjnë me dije se pjesëtarët e familjes Bilbili janë në terapi intensive në Repartin e Reanimacionit në Spitalin Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar dinamikën e aksidentit të rëndë.

Burimet e para policore nga vendngjarja pohojnë se dyshohet që shkak për aksidentit e rëndë ka qenë lagështira në rrugë, shpejtësia e drejtuesit të furgonit dhe parakalimi i tij i gabuar.