Aktualitet Politikë

Berisha në Kukës: Rama shkatërroi PD, më i afërt me Serbinë se me Kosovën!

Sali Berisha ka vizituar ditën e sotme mbështetësit e tij në Kukës. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si faktorin e vetëm që mposhti përfundimisht PD.

“Bëmë gjithçka që të ishim opozita e vërtetë e vendit. PD e lanë të jetë një pseudo-opozitë, shqiptarët kaluan nga pluralizmi në atë burokratik fals. Në këtë përpjekje Rama nuk kurseu asgjë për realizmin e projektit të Shqipërisë me opozitë false. Nuk kurseu asgjë për mposhtjen përfundimtare të PD. Përdori çdo mjet të një shteti pa ligj, të gjitha format e joshjes dhe presioneve. Një qëllim të tillë nuk mbajti as diktatori i fundit i Shqipërisë Ramiz Alia. Kundër nesh u rReshtua edhe Basha. Shiko në çfarë kushtesh dolëm të ngriheshim, ecëm pandalshëm dhe sot finalizojmë procesin e “Rithemelimit” të PD të bazuar në votën tuaj të lirë. Nuk kemi asgjë tjetër të vaditur me dhjetëra mijëra jetë njerëzish dhe gjakun e tyre, ajo nuk mund të shkelet kurrë. Është përcaktues për fatin tonë. Do mbetemi shqiptarë apo do shpërbehemi.”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij ai tha se qeveria e krijuar nga Rama ështëmë pranë asaj të Serbisë sesa të Kosovës, kjo është edhe arsyeja që sipas tij Kuvendi rrëzoi rezolutën e Srebrenicës.

“Kemi një qeveri më të afërt me atë të Serbisë, se me të Kosovës. Kjo qeveri rrethon Kosovën me armiqësi. Kemi një qeveri e cila në mënyrën më të paimagjinueshme i bën tualet Aleksander Vuçiç. Në çdo tryezë që shkon Rama kur hap çështjen e ‘Ballkanit të Hapur” që s’ia përkrah askush në Evropë, aty del Vuçiç. Rama flet mirë për Vuçiç për të nxjerr keq Kurtin. Në vend se të ndihem më të fuqishëm, ndihemi të përgjysmuar. Dje na përgjysmonte kufiri, sot qëndrimi filoserb, prej skllavi që mban Edi Rama duke shkelmuar interesin e çdo shqiptari, demokrati, pa parti, socialisti. Parlamenti votoi në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar i cili dënon mosnjohjen e gjenocidit, në kundërshtim me ligin e njerëzimit dhe interesin tonë kombëtar. Hodhëm poshtë në parlament, Rama hodhi poshtë në parlament gjenocidin e Srebrenicës, Vuçiç se me parimin se për çdo serb do vrasim 100 myslimanë.”, u shpreh Berisha.