Aktualitet Politikë

Berisha reagon pas sherrit me Alibeajn: Nuk e njoh, PD nuk mund të përfaqësohet me të emëruar nga Taulant Balla/ Presidenti? Del ai që do Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së grupit të PD duke akuzuar kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj se është i emëruar nga Taulant Balla. Ai tha se kjo praktikë merr fund dhe nuk do ta njohë kurrë PD një praktikë të tillë.

Sipas tij, Edi Rama po ndjek një praktikë mafioze për procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund dhe nuk do ta njohë kurrë PD një praktikë të tillë.

Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Praktikë kjo që diskrediton institucioni ne Presidencës dhe vetë zgjedhjen e Presidentit. Praktikë që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrjeje një proces që në kushte normale do merrnin pjesë të gjitha palët. Praktikë që nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që zgjedh dhe që komandon”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Presidenti do të zgjidhet nga vetë Edi Rama dhe se procesi është thjeshtë formal, në të cilin opozita nuk duhet të marrë pjesë.

“Rithemelimi nuk e njeh Alibeajn. Do mblidhet kongresi, Këshilli Kombëtar do e do nxjerr kryetarin. Unë e quaj vendime të paqëna. Imagjinoni kur ajo zhvillohet me zarfe sekret brenda grupi si mund të jetë ajo me opozitën. Në radhë të parë përcaktohen rregullat. Më thoni kush u propozua nga anëtarët e grupit parlamentar? Ai që donë Edi Rama. Kështu do nxjerrë edhe emrin që do Edi Rama. Ndaj u bë sekret. Ato thonë dërgoni e-mail. Del në funksion të narkoshtetit. C’punë ka opozita me këtë proces. Nuk mundet opozita të legjitimojë një proces të tillë. Ai fare mirë të procedojë me votat e tij por jo të poshtëroj të tjerët.” Shtoi Berisha.