Celebrities Gossip Music Showbiz

Besa Kokëdhimës nuk i del e keqja! Po tani çfarë ka për të thënë këngëtarja?!

Besa Kokëdhima ka qenë artistja e parë e cila reagoi negativisht lidhur me ardhjen e artistit serb, Goran Bregovic si i ftuari special në Festën e birrës në Korçë. Nëpërmjet rrjeteve të saj sociale, artistja bëri thirrje që të bojkotohej pjesëmarrja në këtë event, pasi sipas saj ai nuk është një njeri i mirë.

Megjithatë, disa persona vunë në dukje se e gjithë kjo zemëratë e artistes, nuk konsiderohej sepse për Goran Bregovic nuk është hera e parë e ardhjes në Shqipëri. Ai ka mbajtur një koncert në Tiranë para shumë vitesh në kohën ku Edi Rama ka qenë kryebashkiak i Tiranës dhe gjithashtu i ka dhuruar edhe “Çelësin e Tiranës”. Ajo që na bën përshtypje janë fjalët dhe revolta e këngëtares Besa Kokëdhima ndaj ardhjes së Bregovic në Tiranë, ndërkohë që në kohën kur ai ka qenë i ftuar për koncert në Tiranë, babai i saj, Koço Kokëdhima ka qenë pjesë aktive e PS dhe gjithashtu një mik i mirë me Ramën.

Por nuk mbaron me kaq. Që pas deklaratës së Besës, duket se është përfolur për një këngë që ajo e ka kënduar dhe sipas tyre është e kompozuar nga Bregovic. Bëhet fjalë për “Ederlezi” dhe këngëtarja ka sqaruar të vërtetën mbi këto spekulime, duke shpërthyer në ofendime ndaj atyre që e kanë akuzuar.

Së fundmi, ajo ka reaguar përsëri përmes një postimi në “InstaStory”. Këngëtarja vë përsëri në dukje se sa e gabuar dhe e papërshtatshme është ardhja e Goran Bregovic në një festë kaq tradicionale për shqiptarët. Në vend të kësaj, Besa ka një tjetër mendim se si mund të hynin në punë për fondet e shpenzuara. Ajo shkruan:

Sikur këto fondet të mos i shpenzonin me artistët e huaj, por t’i investonin në sport p.sh., ndoshta do kishte marrë edhe Shqipëria ndonjë medalje në lojërat Olimpike. Duke qenë se përfundoi shteti i vetëm pa asnjë medalje.

Rikujtojmë se, së fundmi edhe Tiri Gjoci ka qenë një nga ata që reaguan lidhur me çështjen e këngëtarit serb. Por duket se ai kishte një problem më të madh se Bregovic. Këngëtari reagoi ashpër ku u shpreh më pro bojkotimit të koncerteve të artistëve që nuk dinë të këndojnë live as këngët e veta se sa të atij të Goran.