Bota Travel

Britanikët në ‘Oktoberfest’ ankohen për çmimet shokuese prej 14 € gota e birrës në festivalin e famshëm të Munihut

Çmimet duket se ishin pak më të larta sivjet në festivalin e famshëm të birrës në Munich aq sa mediat britanike e krahasonin me ironi me një ‘Disney Land të alkoolit’, duke thënë se disa ishin gati të hiqnin dorë, ndërsa të tjera do të shpenzonin sa kërkohej për eksperiencën.

Festivali më i madh i birrës në botë Oktoberfest duket se po habit vizitorët e tij me çmime deri në 15 paundë një krikëll bire.

Eventi zakonisht mbledh disa milionë vizitorë çdo vit nga e gjithë bota milion, kryesisht prej çmimeve të ulëta të pijeve.

Por ndryshe ishte sivjet kur një bota tradicionale i litërshe nuk gjendej për më pak se 11-12 euro sipas britnaikes DailyMail.

Rritja e papritur prej 6.12% është kritikuar nga britanikët që e frekuentojnë shpesh eventin, teksa gota pas gote, atyre u shteroheshin paratë .

Komentatorja Kathi Seidl ka dokumentuar vizitat e saj në eventet e Oktoberfest si dhe rritjen e çmimeve, teksa një gotë e madhe birre kushtonte 13 euro kurse një pjatë me mish rreth 7 euro, shkruan Daily Mail.

Të tjerë nuk ishin të vendosur sesa i kushtueshëm ishte festivali, teksa thonin se çmimet ishin të arsyeshme për ekspriencën.

Një tjetër komentues britanik shkruante: “Kam qenë aty në 2013 me 6 kolegë, dhe shpenzuam €1700 në toal megjithë hotelin.”

“Por sivjet shumë thonin se festivali ishte kthyer në Disney të alkoolit.”

Një zëdhënës i Oktoberfest tha se çmimet nuk vendoseshin “nga bashkia e Munich” por nga organizatorët.

Këta të fundit thonë se “çmimet i përshtaten zonës së Munich ku çmimet e një litri birrë eksporti variojnë nga €7.10 deri në €12.20.”