Showbiz

Besa më në fund me një projekt të ri muzikor

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar i ka munguar ekranit që pas shfaqjes në spektaklin “The Voice of Albania” ku gjithashtu prezantoi si premierë edhe bashkëpunimin e suksesshëm me Elinel, “Mos M’le Me Ra”.

Për një periudhë të gjatë kohore ajo u shpërngul në Francë ku duhet theksuar se i mungoi publikut me projekte të reja muzikore. Tashmë Besa rikthehet dhe me një prurje të re.

“Amor” quhet kënga e cila mbart një ndërthurje të gjuhës shqipe dhe asaj angleze duke përshkruar më së miri dashurinë. Ky projekt muzikor i saj është pritur mjaft mirë nga publiku të cilët mund ta sugjerojnë që të bëhet pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare në javët e ardhshme.