Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Bien shifrat, MSH publikon bilancin ditor të COVID-19!

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 566 raste të reja me Covid në vendin tonë.

Gjashtë qytetarë nuk mundën të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës me gjithë përpjekjet e mjekëve: tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në gjithë vendin janë 6444 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa 513 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 3677 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 566 qytetarë, në këto bashki:

262 në Tiranë, 48 në Fier, 27 në Durrës, 17 në Shkodër, 16 në Kamëz, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Vlorë, Lushnje, 12 në Gjirokastër, 11 në Krujë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Patos, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Elbasan, Dimal, Vorë, Kukës, nga 5 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 4 në Devoll, nga 3 qytetarë në Poliçan, Kuçovë, Korçë, Përmet, Delvinë, Kurbin, Mirditë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Konispol, Libohovë, Skrapar, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Memaliaj, Divjakë, Klos, Dibër, Has, Pukë.