Film & Tv

“Big Brother Vip Albania” ka vendosur të shtyjë finalen?!

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet më të ndjekura të momentit, një spektakël gjigant, i cili, në këtë version ndryshe me personazhe publike, ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes. Lot, të qeshura, surpriza dhe emocione të forta na ka dhuruar ky spektakël magjik, por duket se nuk ndalet me kaq.

I sjellë me shumë risi këtë sezon, kujtojmë se një tjetër është se “Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri. 1 janari pritet me padurim nga fansat e show-t, por duket se një arsye më tepër është edhe zgjedhja para së cilës “Vëllai i Madh” ka vendosur të vërë banorët.

Banorët e shtëpisë më të famshmë në Shqipëri do të pyeten nëse dëshirojnë të shtyhet finalja për datën 18 shkurt. Lajmi ka ardhur tek fansat përmes faqes zyrtare të “Big Brother Vip Albania” vetëm disa minuta më parë.

“Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri.
Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje.
A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur “Vëllai i Madh” ka vendosur të shtyjë finalen?

Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?
Na ndiqni, më 1 Janar, vetëm në @topchannelalbania

Një zgjedhje e vështirë me siguri, por si do të vendosin banorët?! Gjithçka mbetet për t’u zbuluar më 1 janar 2022!