Lifestyle

Blloqet ndërtuese të ADN-së erdhën në Tokë nga meteoritet?! Befasojnë shkencëtarët!

Shkencëtarët japonezë besojnë se ndikimet kozmike mund të kenë sjellë në Tokë përbërësit kimikë të nevojshëm për fillimin e jetës. Sipas hulumtimit të botuar në revistën “Nature Communications”, nukleobazat pirimidine të nevojshme për të krijuar ADN ose ARN mund të jenë sjellë nga meteoritët e pasur me karbon.

Dihet se nukleobazat pirimidinike që përmbajnë citozinë, uracil, purinë dhe timinë janë të nevojshme në formimin e ADN-së dhe ARN-së dhe se vetëm nukleobazat purine dhe uracili ekzistojnë në meteorite. Yasuhiro Oba dhe disa studiues analizuan tre meteoritë të pasur me karbon.

Kështu, u identifikuan nukleobaza si citozina dhe timina, përveç komponimeve si adenina dhe uracili i zbuluar më parë në meteorite. “Prania e 5 nukleobazave kryesore në meteorite mund të ketë dhënë një kontribut në shfaqjen e funksioneve gjenetike përpara fillimit të jetës në Tokën e hershme,”-tha Yasuhiro Oba. “Ky është një nga përbërësit përfundimtarë në listë që duhet të tregojmë se jemi krijuar në hapësirë”,-tha profesor Mark Sephton, një astrobiolog në Kolegjin Imperial në Londër.