Aktualitet

Boçi ushtron presion brenda qendrave të votimit me persona të paautorizuar, KQV kërkon ndihmën e policisë!

Kandidati Luçiano Boçi ka ushtruar presion ndaj votuesve dhe komisionerëve në qendrat e votimit, si dhe ndaj zgjedhësve në mjediset e qendrës së votimit Nr.2390/01 në Bradashesh.

Ai ka hyrë brenda mjediseve në QV2369, QV2347 dhe QV2370/1 i shoqëruar nga një grup personash të paautorizuar mes të cilëve edhe me precedent penal.

Në këto qendra akuzohet se ka intimiduar drejtpërdrejt operatorët përgjegjës të pajisjeve të votimit elektronik, komisionerët ashtu sikurse zgjedhësit që kanë qenë duke pritur në rradhë për të votuar. Tek Dhaskal Todri është kërkuar edhe ndihma e policisë sepse sipas anëtarëve të komisionit, deputeti Flamur Noka ka hyrë në qendrën e votimit.

KQV ka kërkuar ndihmën e policisë.