Bota

Boris Johnson viziton papritur Ukrainën: Duhet të dëbojmë agresorin nga vendi!

Kryeministri Boris Johnson ndodhet për një tjetër vizitë zyrtare në Kiev. Është vizita e dytë e paparalajmëruar që ai ka bërë në Ukrainë gjatë luftës. Herën e parë Johnson vizitoi kryeqytetin në prill.

Ndonëse kryeministri britanik duhet të paraqitej në një konferencë të organizuar nga një grip deputetësh të tij konservatorë në Doncaster, Johnson e anulzoi për shkak të vizitës në Kiev.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Boris Johnson ka premtuar mbështetjen e tij të vazhdueshme për Ukrainën.

Mbretëria e Bashkuar sapo ka ofruar ndihmë për trajnimin e mijëra ushtarëve ukrainas në mes të konfliktit dhe kryeministri tha se qëllimi ishte të ndihmonte Ukrainën të largonte forcat ruse nga vendi.

“Ne do të vazhdojmë, siç kemi që nga fillimi, të ofrojmë pajisjet ushtarake që ju nevojiten dhe tani, sigurisht, trajnimin që mund të jetë i nevojshëm për të shkuar me ato pajisje të reja në mënyrë që ju, populli ukrainas, ukrainasit e armatosur të jenë në gjendje të bëjnë atë që unë besoj se ukrainasit dëshirojnë të bëjnë, dhe kjo është të dëbojnë agresorin nga Ukraina”, tha ai.

“Ky do të jetë momenti për bisedimet për të ardhmen e Ukrainës dhe do të jetë në atë kontekst të një Ukrainë të lirë që ne dhe vendet e tjera do të bëjmë angazhimet dhe garancitë e sigurisë që kemi diskutuar kaq shpesh.”

Ai tha se ka “prova” se trupat ruse janë nën “presion akut” dhe po marrin “viktima të rënda”.

“Shpenzimet e tyre për municione, predha dhe armatime të tjera janë kolosale. Pas 114 ditësh sulmi në Ukrainë, ata ende nuk i kanë arritur objektivat që përcaktuan për javën e parë,” tha ai.

“Ne jemi këtu edhe një herë për të nënvizuar se jemi me ju për t’ju dhënë qëndrueshmërinë strategjike që do t’ju nevojitet dhe ne do të ndihmojmë për të vazhduar intensifikimin e sanksioneve ndaj regjimit të Putinit.”

Kryeministri shtoi se ai e kupton pse Ukraina nuk mund të ketë një “kompromis” me Rusinë.