Aktualitet

Braçe: Shqipëria, i vetmi vend në Evropë i pasur me naftë, por…

Rafineria e famshme e naftës në Ballsh është shitur më në fund për skrap. Ndërsa mbi 800 naftëtarë vijojnë të kërkojnë nga 13 paga të prapambetura, Mësohet se një bankë e nivelit të dytë, ka shitur rreth dy javë më parë për 9 milionë euro rafinerinë e Ballshit, e cila do të çmontohet për të shkuar për skrap.

Për këtë lajm ka reaguar sot edhe deputeti socialist Erion Braçe.

Postimi i plotë!

Ka tre gjera që të dhembin në rafinerinë e Ballshit!

▪e para;

Rafineria e Ballshit nuk është thjesht një uzine ne atë qytet; është vetë Ballshi!

Qe nga viti 2008 kur një kriminel ne pushtet vendosi te transferoj nga #shteti tek privati, për interesa të familjes dhe nen gojëmbylljen e shumë politikanëve në pushtet e opoziteë, një aset kombëtar jetik, mungesa e transparencës dhemb pa fund, madje te ngre nervat!

Po e nis nga fundi;

Tani që rafineria po demontohet, po hedhin ne ajër togfjalëshin “e ka shitur banka”!

Cila banke? Ku hyn banka?

Ne 2008-en rafinerinë e Ballshit e bleu Rezar Taçi ne një proces korruptiv, kriminal;

Ne 2013-ten, ne #korrik, fill pas humbjes se pushtetit nga familja, rafinerinë e Ballshit e shiti Rezar Taçi dhe e bleu një kompani e regjistruar ne nje parajse fiskale ne Ishujt Virxhin;

Nga ajo dite, në QKB nuk as shitje e as blerje, mbi të gjitha nuk ka asnjë bankë në listën e pronarëve;

Në ekstraktin e Anika Merçuria etj, ka vetëm regjistrim te veprimeve përmbarimore.

Atëherë, pse nuk u thuhet naftëtarëve se kush është pronari, çfarë po bën, e ka shitur rafinerine, ku e ka shitur, cili është qëllimi?!

Ne ate rafineri kane hyre shume deri para dy vitesh; e kane perdorur, kane shfrytezuar punetoret, kane bere para, nuk kane paguar asgje ne shtet dhe kane ikur!

Tani, e vërteta është detyrim!

▪e dyta;

Vendimet e gjykatave jane detyrim per tu zbatuar! Punetoret kane ne dore vendime te gjykatave, te formës së prerë!

Perse nuk zbatohen?!

Në to ka jo vetëm detyrim për të paguar rrogat e punëtorëve, por edhe detyrim për të ruajtur asetin deri në shlyerjen e punëtorëve.

Qeveria prej një viti-do vazhdojë edhe vitin tjetër, paguan rroga për punëtorët; ka bërë shumë mirë!

Por detyrimi për rrogat e prapambetura është ndaj privatit, është vendim gjykate dhe i pa kapërcyeshëm me rrogat qe paguan qeveria.

Nëse nuk ndodh këtu bie sistemi, biem në padrejtësi.

▪e treta;

Interesi publik ne rastin e naftës e derivateve te saj, është interes kombëtar, strategjik.

Në jemi i vetmi vend ne Evropë me burime nafte ne toke; nje pasuri e tere natyrore qe duhet te kthehej ne mirëqenie për çdo qytetar.

Por ne nuk kemi plan ne këtë drejtim!