Bota

Britania: Bisedimet tregtare me BE-në kanë “përfunduar”

Bisedimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për marrëveshje tregtare pas Brexitit, kanë “përfunduar”. Kështu deklaroi sot Qeveria Britanike.

Sipas saj, bisedimet “nuk ka kuptim” që të vazhdohen vetëm nëse BE-ja përgatitet që të diskutojë tekstin ligjor të detajuar të partneritetit. Kryeministri Boris Johnson tha vitin tjetër vendi duhet të bëhet gati që të kryejë tregti me bllokun evropian, pa marrëveshje.

Britania e Madhe ka përmendur të enjten si afatin e fundit kur do të vendosë nëse ia vlen të vazhdohen diskutimet teksa ekzistojnë mospajtime në disa fusha kyçe.

Ato janë duke synuar arritjen e marrëveshjes për vazhdim të lidhjeve ekonomike, kur të përfundojë periudha tranzitore e Brexitit në muajin dhjetor.