Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Britney Spears mes Ryan Gosling dhe Rachel McAdams?!

“The Notebook” është një nga romancat më emocionuese të të gjithë kohërave. Libri romantik i Nicholas Sparks, me një histori prekëse të dy të rinjve që përjetuan një dashuri të pamundur, por që në fund ajo ia doli të fitonte. Një libër, i cili sapo kaloi në ekranin e madh mori një tjetër kuptim, teksa fansat arritën të shikonin personazhet që deri në atë kohë i kishin përfytyruar.

Pikërisht për këtë bën fjalë “The Notebook”, nëse është dikush që nuk e ka lexuar librin apo nuk e ka parë filmin. Ishte regjisori i filmit, Matthew Barry, ai që zbuloi detaje ekskluzive lidhur me aktoren që për fare pak do t’i kishte zënë vendin protagonistes.

Kujtojmë, se aktori kryesor Ryan Gosling, arriti të ndërtojë kimi me të dashurën e tij në rol, Rachel McAdams. Madje dyshja ndërtoi një marrëdhënie aq të mirë, saqë krijuan një lidhje që zgjati dy vite. Mirëpo, teksa kërkohej aktorja kryesore e filmit, Matthew zbulon se Ryan po kërkonte me ngulm që dikush tjetër ta merrte atë rol.

Ai zbulon se ishte pikërisht Britney Spears e cila madje kaloi audicione fantastike. Matthew tregon se pavarësisht faktit që Britney është tepër tërheqëse, ai e dalloi menjëherë kiminë mes Ryan dhe Rachel. Megjithatë, Matthew e pranoi se regjisori tjetër, Nick Cassavetes kishte shqetësime që herët pasi dyshja përplasej herë pas here në skenë.

Në rregull,  ishte qesharake sepse pas ditës së parë të xhirimeve Nick më telefonoi dhe më tha: “Kjo është e tmerrshme. Por, shikoni u vendos shumë presion në të, dhe Nick i kishte miq të gjithë aktorët e tjerë të filmit. Ajo ishte si e vetme në një ishull.”

Teksa xhirimet vazhdonin, gjërat shkonin keq e më keq në marrëdhënien mes tyre, saqë Nick pothuajse e kishte ndarë mendjen që Rachel do të zëvëndësohej. Por si arriti Matthew ta mbante si përfundim atë në film? Këtë e zbulon vetë regjisori teksa rrëfen një histori vërtet të çuditshme.

Ne shkuam në një dhomë me një producent. Ata filluan t’i bërtisnin dhe ulërisnin njëri-tjetrit. Shkoi vërtet mirë pas kësaj. E dini pse?! Unë mendoj se Ryan nisi ta respektonte më tepër atë për karakterin e saj, ndërsa Rachel ishte e lumtur që arriti të hapej.