Politikë

Bylykbashi dhe Luçiano Boçi dy nënkryetarët e PD; Noka zgjidhet sekretar i përgjithshëm

Keshilli Kombetar i PD zgjodhi dy Nenkryetaret e partise permes votimit te kryer mbremjen e te premtes.

Surprize ne kete votim ishte “djegia” e Belind Kellicit. Fillimisht ai u terhoq nga gara per Sekretarin e Pergjithshem dhe tani nuk ka mundur te fitoje as ne votimin per dy Nenkryetaret.

Kelliçi mori vetem 92 vota, ndersa dy fituesit e gares ishin Luciano Boçi me 123 vota dhe Oerd Bylykbashi me 107 vota.

Ne gare ishte edhe Agron Shehaj por ai mori vetem 73 vota.

Ndërkaq edhe Flamur Noka do të jetë Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike!

Ai fitoi bindshem garën me Arben Ristanin ne zgjedhjet e zhvilluara kete te premte.

157 anetare te Keshillit Kombetar votuan per Flamur Noken, ndersa 54 vota shkuan per Arben Ristanin.

Noka eshte pjesë e të ashtuquajturës garda e vjetër në PD dhe një nga emrat më besnikë të liderit Sali Berisha.