Aktualitet

Çadrat me vete, ja parashikimi i motit për këtë të diel të fundit të muajit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Kjo si rezultat i masave ajrore me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet kryesisht i vranët. Po ashtu priten reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash, në pjesën veriore e atë bregdetare të territorit shqiptar. Pasdite, në rajonin e veriperëndimit pritet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave, si edhe lokalisht stuhi.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje, me shpejtësi mesatare 3-9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, era fiton shpejtësi dhe bëhet intensive e problematike duke arritur në 15 deri në 20 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/18
Re shi

Kukës
12/18
Re shi

Lezhë
12/19
Re shi

Dibër
9/21
Re shi

Durrës
11/20
Re shi

Tiranë
13/19
Re shi

Elbasan
11/20
Re shi

Berat
9/22
Re shi

Vlorë
14/23
Re shi

Korçë
8/18
Re shi

Gjirokastër
8/21
Re shi

Sarandë
12/20
Re shi