Showbiz

Cameron Diaz bëhet nënë në moshën 47-vjeçare

Aktorja e famshme hollivudiane Cameron Diaz vitin e kaluar konfirmoi se do të hiqte dorë nga aktrimi duke dalë në pension.

Ajo dhe bashkëshorti i saj prej 7 vitesh Benjamin Madden kanë kaluar periudha të vështira në martesën e tyre për shkak se Diaz nuk mund të mbetej shtatzënë. Atëherë kur gati po hiqnin dorë, ajo mbeti shtatzënë në moshën 47-vjeçare. Në këtë vit të ri aktorja solli në jetë fëmijën e saj të parë që është vajzë.

Cameron dhe Benjanim e bënë të ditur këtë lajm nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku kanë theksuar se janë më të lumtur se kurrë. Dyshja kanë vendosur të ruajnë privatësinë e vogëlushes së tyre Raddix duke mos publikuar asnjë foto.