Showbiz

Cameron Diaz: “Nuk kam ndërmend t’i rikthehem aktrimit”

Vitin e kaluar aktorja hollivudiane Cameron Diaz vendosi të shkëputej nga aktrimi duke dalë në pension.

Teksa shumë njerëz kohët e fundit kanë këmbëngulur që ajo të rikthehet me ndonjë rol të ri, 46-vjeçarja ka reaguar duke treguar të kundërtën.

Në një intervistë për “In Style”, Cameron zbuloi se as që ka ndërmend t’i rikthehet punës së saj si aktore por do të jetë e pranishme në sytë e publikut në mënyra të tjera.

Ajo shtoi se ndihet e qetë që askush nuk merret më me punët e saj dhe askush nuk e di se çfarë po bën. Diaz i ka dedikuar gjysmën e jetës së aktrimit dhe tani ka ardhur koha të mendojë për veten e saj.