Showbiz

Camila Cabello ka dicka për të thënë mbi spekulimet e ndarjes me Shawn Mendes

Ditët e fundit në median e huaj është folur shumë mbi marrëdhënien e Camila Cabello dhe Shawn Mendes. Mendohej se dyshja e artistëve ishin ndarë për shkak se kishin muaj që nuk shfaqeshin së bashku madje nuk kanë postuar as foto në rrjetet sociale krah njëri-tjetrit.

Teksa të gjithë nisën të analizonin arsyet e ndarjes vjen reagimi i këngëtares së famshme duke hedhur poshtë çdo teori. Ajo i ka bërë një dedikim të dashurit të saj i cili sapo ka lançuar albumin muzikor të rradhës.

“Botës i duhet pak magji në këto momente të vështira. I dashuri im, jam kaq krenare për ty dhe shumë e emocionuar që njerëzit të dëgjojnë albumin që e ke bërë me gjithë zemër.” -shkroi ajo duke vërtetuar që janë ende bashkë.