Celebrities Gossip Showbiz

Capital T feston 30 vjetorin në mënyrën më të bukur!

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

Ditën e sotme, reperi ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të dhe padyshim që e ka festuar me miqtë e tij dhe njerëzit më të dashur për të. Prive ka siguruar pak momente nga mbrëmja ku Kapo festoi përvjetorin e tij e duket të ketë qenë me të vërtetë i flaktë me fishekzjarre dhe me një festë shumë të madhe.

Përpos karrierës si këngëtar, Kapo ka qenë shpesh i diskutuar për jetën e tij private. Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie me modelen e njohur Adrola Dushi. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. Dyshimet dyshja i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie të dyshes që bëri shumë bujë asokohe, por dhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij.