Showbiz

Cardi B kërkon divorc pas 3 vitesh martesë

Reperja e famshme Cardi B duket se në fund të fundit nuk arriti ta rregullojë marrëdhënien me Offset.

Pas ribashkimit të tyre të fundit, dyshja e artistëve u martuan dhe teksa të gjithë mendonin se ata ishin të lumtur u mësua se Cardi B dëshiron të divorcohet.

Ylli i “WAP”, ka dërguar dokumentat e divorcit në gjykatën e Giorgias me pretendimin se partneri i saj e ka tradhëtuar sërish.

27-vjeçarja kërkon kujdestarinë e plotë të vajzës së tyre Kulture dhe është gati t’i hyjë një beteje të gjatë ligjore për ta fituar këtë të drejtë.