Showbiz

Cardi B ngacmohet seksualisht gjatë një seti fotografik për një revistë

Së fundmi reperja e famshme Cardi B është përfshirë në një situatë aspak të këndshme gjatë një seti fotografik për një revistë.

Në një intervistë të dhënë për gazetaren Angie Martinez, Cardi tregoi hapur për situatën e fikshme në të cilën e gjeti veten.

“Fotografi mu afrua duke më thënë nëse doja të luaja me të. Ai përpiqej të më prekte dhe joshte madje nxorri edhe organin e tij në studio ku unë do të fotografohesha për të dalë në revistë” -tha ajo duke theksuar se drejtuesi i revistës nuk e vuri aspak ujin në zjarr për çfarë kishte ndodhur.

Reperja 26-vjeçare u shpreh se në atë moment u kujtua për lëvizjen #metoo dhe sesa shumë vajza të tjera përballen me situata të tilla çdo ditë.