Celebrities Gossip Showbiz

Çdo gjë me “plan” ky djalë! Capital T paralajmëron këngën e parë të albumit!

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

E duket se në prag fundviti, reperi do të na bëjë një surprizë shumë të bukur duke na sjellë jo vetëm një këngë, por një album të ri. Së fundmi, Kapo na ka zbuluar se ka punuar mbi këtë projekt në heshtje pa i treguar ndjekësve të tij.  Albumi më i ri i reperit do të quhet “Heart Broken Kids”.

E pak më parë, ai na paralajmëroi se do të sjellë këngën e parë të këtij projekti, duke na zbuluar edhe titullin. “Plan” do të vijë së shpejti edhe pse reperi nuk ka bërë publike një datë.

Përpos karrierës si këngëtar, Kapo ka qenë shpesh i diskutuar për jetën e tij private. Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie me modelen e njohur Adrola Dushi. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. Dyshimet dyshja i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie të dyshes që bëri shumë bujë asokohe, por dhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij.

Së fundmi, reperi ka publikuar bashkëpunimin e tij me Elvana Gjatën. “Flakë” ka mbi një muaj që është publikuar dhe ka afro 12 milion klikime në platformën YouTube, gjithashtu pozicionohet e para këtë javë në “The Top List”.

11/12/2021