Rajoni

Çështja e Kosovës, Vuçiç: “Merkel nuk e mbështet Beogradin”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç vlerëson se Kancelarja gjermane, gjithnjë ka qenë e drejtë ndaj Serbisë, edhe pse sipas tij “nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës”. Në një intervistë për mediat lokale, Vuçiç thotë se për Merkelin, “Kosova është punë e kryer, shtet i pavarur”.

Gjithashtu, përmend porosinë që i dha në një takim të Janarit 2019, për t’u përqëndruar te ruajtja e paqes e stabilitetit. Për presidentin serb, nuk ka dyshime se Gjermania u mërzit nga takimi Beograd-Prishtinë në Uashington. Sipas tij, “kjo është e kuptueshme pasi ekziston një antagonizëm i madh ndërmjet Berlinit e administratës Trump”.