Gossip Showbiz

Çfarë e ka irrituar kaq shumë fotografin shqiptar?/ “Dreqi ta hajë, këto gjëra bëjini në shtëpitë tuaja”

Ai njihet për shkrepjet e veçanta, të kuruara deri në detaje që gjithmonë dinë si të tërheqin vëmendjen. Por, Renuar Locaj di si të tërheqë vëmendjen edhe me fjalë.

Fotografi i talentuar i ka kërkuar ndjekësve në Instagram pak orë më parë që të lexojnë me kujdes disa postime të tij në Insta Story. Në foto shfaqet një grua duke dhënë gji në publik. Një veprim për të cilin kanë reaguar edhe personazhe të tjera të ekranit të cilat së fundmi janë bërë nëna.

Lutem mos e bëni këtë gjë. Jo në publik të paktën! Është shumë gjë e shëmtuar dhe jo higjenike. Unë kam mendimin tim e nuk ka për të ma e ndërruar njeri. Dreqi ta hajë! Në shtëpinë tënde mund ta bësh këtë gjë por jo në një restorant plot me njerëz.

Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve që menjëherë e kanë sulmuar duke theksuar se gji dhënia në publik nuk është aspak një veprim i shëmtuar por një nevojë fiziologjike e fëmijës. Megjithatë, kjo nuk mbaron me kaq. Në fakt Renuari është fokusuar tek një detaj që nuk ka lidhje me fare me gji dhënien.

Në postimin e tij të radhës u tregon fansave se në fakt këto fjalë i ka për faktin se mbi tavolinë vuri re se janë vendosur një palë shapkta të pista. Postimi i tij për pak desh mori një rrjedhë tjetër duke bërë që fansat ta ‘anullonin’ atë.