Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë e lidh Rina Balaj me ish- konkurrentin e ‘Për’Puthen’?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Bukuroshja vazhdimisht postonte momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja kishte çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze. E të gjitha këto mendime u hodhën poshtë, pasi së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka treguar se në fakt prej kohësh është distancuar nga SinBoy edhe pse bashkëpunimi i tyre në muzikë ka vazhduar.

E mesa duket pas ndarjes për Rinën ka nisur një kapitull i ri, pasi vetëm disa ditë më parë ajo ka ndarë një video në Instastory ku tregon se ndodhet në studio muzikore dhe asgjë nuk e mban larg pasionit të saj dhe të sjellurit surpriza për ndjekësit besnikë.

Një video e postuar pak më parë nga vetë bukuroshja na bëri të dyshojmë se ndoshta një surprizë mund të kemi në projektin e saj të radhës dhe bëhet fjalë për ish- konkurrentin e ‘Për’Puthen’ Andi Artani. Teksa ka ndarë një postim ku shfaqet duke darkuar me të, Rina na ka shtuar dyshimet se ndoshta Andi mund të jetë pjesë si protagonist në videoklipin e saj.