Celebrities Film & Tv

Çfarë i bëri bashkë Johnny Depp dhe presidentin e Serbisë, Vuçiç?!

Së fundmi, aktori hollivudian, Johnny Depp, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë një vizite në Beograd. Pas takimit, Depp përshëndeti edhe fansat e tij të shumtë që po e prisnin jashtë presidencës serbe dhe firmosi autografe për ta.

Aktori amerikan ndodhej në Serbi për të promovuar një serial të animuar, “Puffins”, i cili është prodhuar në Serbi nga një kompani italiane, me mbështetjen edhe të Ministrisë serbe të Kulturës. Seriali i animuar me 168 episode tregon historinë e 4 zogjve të vegjël që ndeshen me një lopë deti. Episodet 5-minutëshe do të transmetohen në iTunes Store dhe Amazon Prime Video.

Rikujtojmë se, aktori dhe producenti amerikan, Johnny Depp tërhoqi së fundmi Çmimin e Nderit “Donostia” në Festivalin e 69-të Ndërkombëtar të Filmit që këtë vit u zhvillua në San Sebastian të Spanjës. Depp u shfaq në publik për herë të parë që kur ka nisur përplasjen ligjore në gjykata, me ish-bashkëshorten, aktoren amerikane Amber Heard, e cila e akuzon për një sërë abuzimesh, përfshirë dhunën e përsëritur fizike, gjatë kohës kur ishin çift.

Ylli i Hollywood-it i cili humbi një çështje shpifjeje kundër një tabloidi në Mbretërinë e Bashkuar që e etiketoi atë si dhunues të gruas mesa duket se iu referua lëvizjes #MeToo ndërsa fliste me gazetarët në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian. Ai u shpreh se:

Situata është shumë komplekse, kjo kulturë e anuluar ose ky nxitim i menjëhershëm për të gjykuar diçka pa u bazuar në thelb por në atë që qarkullon në ajër.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” paditi gjithashtu botuesin e ‘The Sun’ për pretendimet se ai ishte i dhunshëm ndaj Heard gjatë martesës së tyre të paqëndrueshme dy vjeçare, por detajet e fshehta të jetës së tij private që dolën gjatë gjyqit për shpifjen dëmtuan reputacionin e tij pasi ai edhe humbi çështjen.