Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë i bëri “bashkë” Kanye West dhe Vladimir Putin?!

Reperi i njohur Kanye West ka bërë një deklaratë befasuese gjatë një interviste me Drink Champs në ‘Revolt TV’, ku e krahasoi veten me presidentin rus Vladimir Putin. Reperi reflektoii për bashkëpunimin e tij me markat prestigjioze dhe se si idetë dhe reputacioni i tij, janë të rëndësishme për këto kompani, gjë që e bëri atë të krahasohej me liderin Rus.

Gap, Adidas: Unë i dominoj ata. Unë jam Putin. Unë jam si Putin i ri. Unë thosha se isha dikush si Vladimiri i ri, pastaj kuptova se isha vetë Vladimiri. E dini momentin kur e kuptova këtë? Kur kuptova se kultura është naftë, kultura është energji. Unë kam qenë mbreti i kulturës për 20 vjet dhe do të jem për dy mijë vitet e ardhshme.

Kanye në një bisedë të gjatë për më shumë se dy orë, ka adresuar edhe disa komente në drejtim të John Legend dhe Big Sean. 44-vjeçari iu tha drejtuesve të emisionit N.O.R.E. dhe DJ EFN se ai nuk ‘krahasohet’ me asnjërin prej artistëve. Gjithçka filloi kur Kanye u pyet se kë do të zgjidhte mes Big Sean apo reperit Pusha T.

Babai i katër fëmijëve shfrytëzoi rastin për të shprehur disa mendime jo vetëm për Big Sean, por edhe për kantautorin e njohur John Legend. Themeluesi i ‘Yeezy’ u shpreh se:

Unë tashmë kam vendosur që kur të vdes, në gurin tim të varrit do të shkruhet: “Unë e meritoj të jem këtu, pasi kam nënshkruar një kontratë me Big Sean.”

Të pranishmit nuk e kuptuan plotësisht se çfarë mesazhi donte që të përcillte Ye, por vetë ai vazhdoi të shpjegonte arsyen.

Unë po them se gjëja më e keqe që kam bërë ndonjëherë ishte kontrata me Big Sean.

Ai i referohej marrëveshjes së reperit të Detroit me label-in e tij muzikor ‘G.O.O.D. Music’, ku së fundmi edhe kontrata ka përfunduar. Gjithashtu edhe John Legend dikur ka qenë pjesë e ‘G.O.O.D.’ Në pjesën e dytë të një interviste me podcast, Kanye West foli më shumë për Kim Kardashian, e cila kërkoi divorcin disa muaj më parë, si dhe për familjen e tyre dhe shëndetin e tij mendor.

Kanye spekuloi se disa njerëz të afërt me Kim po përpiqen ta kthejnë atë kundër tij.

Por në fund të ditës, nuk i kam ende dokumentet, kështu që unë përpiqem të shpëtoj familjen time dhe të mbaj familjen time së bashku.