Showbiz

Çfarë i ka munguar Besës gjatë pandemisë dhe distancimit social?!

Megjithëse vendi është rihapur dhe sezoni turistik sapo ka nisur, ende flitet për javët e vështira të izolimit dhe distancimit social nga pandemia e Covid-19.

Në një intervistë për “Prive.al” këngëtarja shumë e dashur e publikut Besa Kokëdhima ka folur rreth mallit që ndiente për miqtë e saj të ngushtë.

Mbi të gjitha ajo ndiente mungesën e plazhit dhe rrezeve të diellit. Sigurisht nuk mund të ndodhte ndryshe me një vajzë të rritur buzë detit në Qeparo.

Artistja gjithashtu theksoi se shumë shpejt pritet të vijë me projekte të reja muzikore që fansat i presin me padurim.