Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ka ndodhur mes tyre? Nicki Minaj imiton artisten e njohur Adele live në emision!

Si mendoni se do të tingëllonte nëse një Barbie do të përzihej me një divë britanike? Gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” me James Corden të enjten, Nicki Minaj tha për super yllin britanik Adele një përshtypje të sajën. Kujtojmë se Corden, solli “Carpool Karaoke” të Adele në 2016, ku këngëtarja e hitit “Hello” këndoi në mënyrë mbresëlënëse tekstin e “Monster” të Nicki Minaj.

Duke kujtuar këtë moment, Minaj tha se më bëri ditën shumë të bukur, vitin po ashtu dhe ndoshta për këtë mori edhe një mijë telefonata. Kur u pyet se si tingëllon përshtypja e Nicki Minaj për Adele.  Minaj mori frymë thellë, rregulloi flokët dhe vazhdoi të krijojë një përshtypje gazmore pra të bënte një imitim të këngëtares së “Rolling in the Deep” me theks britanik dhe gjeste duarsh.

Në rregull, në mënyrë që unë të bëjë Adele, duhet të mendoj si duhet për zonjën e zezë në Londër? Sepse gjëja është se normalisht të gjithë e dinë, theksi im britanik është si një zonjë e bardhë elegante, një zonjë e bardhë e pasur. Por me Adele, më duhet të transformohem. Kjo është ajo që shoh unë. kur e shoh, ajo është gjithmonë kaq ekspresive.

Theksojmë gjithashtu se gjatë mbrëmjes në emision artistja Nicki Minaj ka treguar se është bërë një tjetër person i ri që kur mirëpriti djalin e saj. Reperja 39-vjeçare u shfaq në episodin e së enjtes mbrëma të “The Late Late Show” me James Corden dhe foli për mëmësinë dhe për djalin e saj 16-muajsh, të cilin e ndan me bashkëshortin Kenneth Petty.

Kur prezantuesi James Corden e pyeti Minaj nëse pasi u bë nënë gjithçka e ndryshoi atë, fituesja e Grammy u përgjigj me shpejtësi:

Sigurisht, po. Mendoj se mëmësia më ka bërë të shoh më shumë të mira te njerëzit, më shumë të mira në univers. Kjo të bën më shumë një person që fal. Kur shikoj djalin tim, më kujtohet se jam kaq e bekuar. E kuptova, për kaq shumë gra, kjo është ëndrra e tyre. Ëndrra e tyre është të kenë një fëmijë dhe jo të gjithë e marrin atë bekim. Kështu që kur keni një fëmijë të vogël, ju kujtoheni çdo ditë si “O Zot. Faleminderit për këtë dhuratë të vogël.