Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po kurdisin Romeo Veshaj dhe Yll Limani?

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Teksa vetëm pak ditë më parë, ai solli bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin, ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. E pak orë më parë me anë të disa Instastory-ve, artisti na ka treguar se ndodhet me Romeon, ku ky i fundit këndon live ‘Kaje’. E më pas Ylli i ka kthyer ‘qokën’ duke kënduar refrenin e ‘E keni dit’, bashkëpunimin e Romeos, Ledri dhe Klementit.

Edhe pse dy djemtë nuk kanë zgjedhur të na zbulojnë se çfarë i ka bërë bashkë, ne urojmë që të jetë për një bashkëpunim mes tyre.

Ylli ka ndarë në rrjete sociale një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.