Lifestyle Love & Sex

Çfarë të bëni që t’i pëlqeni vjehrrës?

Nuk ka ndjesi më të bukur se të ndihesh i dashuruar! Por dhe kjo vjen me pengesat e veta. Një ndër to është kur gjërat janë aq serioze sa vjen koha e takimit me prindërit e të dashurit/ës suaj. Nisni e ndiheni nervozë, pasi përshtypja e parë vlen shumë dhe vetëm një herë mund ta jepni.

Megjithatë, ne kemi disa këshilla se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni në takimin e parë me ta (e sidomos me vjehrrën), kështuqë ju ftojmë të merrni frymë thellë, të relaksoheni dhe të merrni në konsideratë leximin e këtij artikulli.

Gjërat që nuk duhet të bëni:

1.Mundohuni të mos e shfaqni dashurinë tuaj shumë hapur. Mund t’i bëjë prindërit e të dashurit tuaj të ndihen në siklet. Thjesht mos bëni asgjë që nuk do të bënit para prindërve tuaj.

2.Qëndroni larg temave që lënë hapësirë për debat dhe që janë tepër personale, si politika, feja ose shëndeti. Zgjidhni tema pozitive dhe tërheqëse për të biseduar.

Gjërat që duhet të bëni:

Një temë komode dhe interesante për një bisedë është fëmijëria e të dashurit tuaj. Kush mund t’ju tregojë më shumë për të sesa prindërit e tij? Kërkojuni atyre t’ju tregojnë disa histori ‘funny’ nga fëmijëria e tij dhe jemi të sigurt se ata do të jenë të lumtur t’jua tregojnë ato.

Sjellja e një dhurate të vogël është një ide e mirë. Ju mund t’i kërkoni të dashurit tuaj t’ju japë disa ide për një dhuratë të këndshme për prindërit e tij. Gjeste të tilla të vogla mund të lënë një përshtypje të mirë.

Është më mirë të visheni me rroba modeste. Por është gjithashtu një ide e mirë të zgjidhni një veshje që do të tregojë personalitetin tuaj. Prandaj zgjidhni një veshje të rehatshme që mund t’ju ​​ndihmojë të veproni natyrshëm dhe të ndiheni komod.

Kërkojini të dashurit tuaj t’ju tregojë më shumë për prindërit e tij. Kjo do t’ju ndihmojë të keni ndjsinë se i njihni pak dhe ndoshta nuk do të ndiheni më pak nervozë.

Tregoju atyre më shumë për veten. Prindërit e tij ndoshta do të donin të mësonin më shumë për ju gjithashtu. Bëhuni gati t’u tregoni atyre më shumë për familjen, interesat dhe hobet tuaja.

T’ju thuash disa komplimente gjithashtu do të ishte mirë. Mund t’ju tregoni se e pëlqeni dekorin e shtëpisë, ushqimin ose mënyrën se si e kanë rritur djalin e tyre. Thjesht mos thoni më shumë seç duhet, sepse kjo mund të tingëllojë dhe e pasinqertë.

Dhe, këshilla më e rëndësishme: JI VETVETJA Mos u përpiqni të shtireni se jeni dikush tjetër vetëm për t’i bërë prindërit e të dashurit tuaj t’ju pëlqejnë. Kjo rrugë nuk ju çon askund. Nëse të dy vazhdoni të takoheni, prindërit e tij do ta dinë se kush jeni në të vërtetë gjithsesi. Pra, jini vetvetja dhe shijoni mbrëmjen!