Lifestyle

Çfarë tregon studimi më i gjatë i realizuar ndonjëherë mbi lumturinë njerëzore!

Studimi më i gjatë i realizuar ndonjëherë për lumturinë njerëzore ka zbuluar disa të dhëna që kanë habitur jo pak për lidhjen e ngushtë me shëndetin dhe përmbushjen në jetëgjatësi. Sipas Dr.Robert Waldinger, i cili është drejtuesi i studimit çelësi i shëndetit dhe lumturisë janë marrëdhëniet. Studimi ka përmbledhur shpjegimin për këtë çështje duke theksuar se marrëdhëniet e ngushta sociale janë vendimtare për mirëqenien në çdo moshë.

Me marrëdhënie të mira njerëzore secili prej nesh jeton i lumtur dhe i shëndetshëm.

Të dhënat e analizuara zbuluan se personat me marrëdhënie të mira sociale janë të predispozuar të mos sëmuren nga diabeti, artriti apo sëmundjet kronike të tjera. Hipoteza kryesore e studimit u ngrit mbi rregullimin e niveleve të stresit nga marrëdhëniet e afërta, të cilat e ndihmojnë trupin të qetësohet dhe t’i rikthehet ekuilibrit. Më shumë se 40% e të rriturve thonë se ndihen të vetmuar shpesh ose gjithmonë.

Pjesëmarrësit që kishin zhvilluar marrëdhënie herë pas here ishin shpërblyer me momente më të mira gjatë jetës. Por secili prej tyre thekson se marrëdhëniet kanë në bazë punë të vazhdueshme, tolerancë, respekt dhe mirëkuptim. E njëjta gjë vlen dhe për martesën, e cila sipas Waldinger, me gjithë uljet dhe ngritjet kontribuon ndjeshëm në jetëgjatësi. Ndërkaq, një studim i ri ka treguar se në cilën periudhë të jetës njerëzit janë më të palumturit. Hulumtimi nga David Blanchflower, profesor i ekonomisë në Kolegjin Dartmouth, ka konfirmuar ekzistencën e një krize të moshës së mesme dhe duket se po prek veçanërisht njerëzit mbi moshën 47 vjeç.

Studimi i Blanchflower, i cili mori parasysh gjininë, arsimin, statusin martesor dhe statusin e fuqisë punëtore, mbështet më tej teorinë e “kurbës së lumturisë”, e cila thotë se nivelet tona të lumturisë bien në dekadat e para të moshës madhore dhe më pas arrijnë në fund të të 40-tave. Shumica e njerëzve në fund të të 40-tave kujdesen për prindërit e tyre të vjetër dhe familjen e tyre në të njëjtën kohë.